Zbulohet nje laborator i falsifikimit te dokumenteve dhe pasaportave - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Një laborator i kompletuar me aparatura dhe mjete për falsifikim është sekuestruar sot nga zyra e luftës kundër krimit ekonomik financiar në policinë e Tiranës. Mihal Gjoka 40-vjeç është arrestuar si truri i këtij laboratori. Gjoka prej pesë vjetësh, realizonte në shtëpinë e tij, falsifikime dokumentesh dhe pasaportash.

Në momentin e sekuestrimit të laboratorit, Mihal Gjokës, iu gjendën rreth 120 pasaporta të shteteve të ndryshme, si dhe mjaft dokumente të tjerë. Për të realizuar këto materiale, personi kishte dhe vula të tipave të ndryshme të Ministrisë së Rendit, drejtorisë së policisë, pikave kufitare vula të ambasadave amerikane, italiane, greke etj. Gjithashtu nëpërmjet një aparature të cilën e dispononte në banesën e tij laborator, personi kishte realizuar edhe disa vula të kuesturave italiane.

Efektivat e policisë së Tiranës, realizuar arrestimin, pasi kanë ndjekur prej disa kohësh veprimtarinë e personit. Përveç laboratorit që u sekuestrua në efektin e provës materiale, oficerët e policisë së këtij sektori, shumë shpejt pritet të zbulojnë edhe pjesë të tjera të rrjetit falsifikator në Tiranë, si dhe të sekuestrojnë pasuritë e realizuara me anë të mashtrimit në pesë vjet punë të Mihal Gjokës./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended