Zbulohet piktura e panjohur e Mikelanxhelos (16 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në verilindje të Anglisë,është zbuluar një pikturë e artistit Mikelanxhelo. Kjo pikturë kishte mbetur e panjohur për gjenerata të tëra dhe vetëm pas një zbulimi të rastësishëm dhe një studimi nga një specialist anglez i artit Xhulian Stok, u arrit të kuptohej se vepra ishte një pikturë e të madhit Mikelanxhelo. Kjo është vepra e dytë e zbuluar në 25 vitet e fundit.
Kjo pikturë mendohet të jetë bërë kur piktori ishte në moshë të re diku midis vitit 1495 dhe 1505. Në të paraqitet një grua me veshje murgeshe. Kjo pikturë do të dalë në shitje në New York në 25 janar të vitit 2001 dhe çmimi i saj pritet të luhatet nga 8.7 milion dollarë deri në 19.6 milion.
Në Indi disa gra kanë formuar një orkestër me disa instrumenta më të çuditshëm të parë ndonjëherë. Në vend të instrumentave të zakonshëm, orkestra e tyre përbëhet nga enë kuzhine. Në vend të kitares, violinës dhe baterisë, gratë muzikante përdorin garuzhden, tenxheren, tepsitë dhe mjaft mjete të tjera të kuzhinës.
Drejtuesi i orkestrës siguron se ky grup i quajtur "orkestra e kuzhinës" mund të luajë pjesë që nga klasikja dhe deri tek muzika pop. Kjo orkestër e ka filluar aktivitetin e saj që në vitin 1950 në Kalkuta të Indisë dhe sot ajo është një orkestër profesioniste që jep koncerte në të gjithë Indinë./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended