Meteorologet: "Muaji Tetor, muaji me i thate i vitit" - (31 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Viti 2000 është viti më i thatë në vendin tonë, duke e krahasuar me këto dhjetë vitet e fundit. Nga vrojtimet 50-vjeçare të meteorologëve, norma mesatare reshjeve për vendin tonë është 1500 milimetra reshje në vit. Ndërkohë në Tiranë, nga fillimi i vitit deri në 31 Tetor, janë regjistruar 544 milimetra reshje, pra më pak se gjysma e sasisë normës mesatare të reshjeve.

Ky fenomen është bërë me i ndjeshëm për muajin Tetor, i cili është cilësuar muaji më i thatë këto vitet e fundit. Mungesa e reshjeve gjatë Tetorit, ka të bëjë me përfshirjen e Shqipërisë në zonën me presion të lartë dhe me barrierën që i është krijuar zonës me presion të ulët në veri të Italisë. Meteorologët parashikojnë se nesër paradite mbi vendin tonë, do të ketë shira lokal dhe në pasdite reshjet do të kenë karakter frontal./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended