Hapet Qendra e Zhvillimit Mendor - (5 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Të sëmurët mendor tashmë do të kenë një qendër të tyre, ku sëmundja do të trajtohet në komunitet. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ngre këtë qendër që do të mundësojë zbatimin e politikave të reja të shëndetit mendor. Në planin e së ardhmes sëmundjet mendore nuk do të trajtohen të veçuara, në spitale të mbyllura që rrethohen brenda tyre nga njerëz të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë arritur të bashkëpunojnë, duke sjellë një qendër që ka në përbërje të saj psikiatër, psikologë, punonjës social dhe infermiere që do të diagnostikojnë dhe trajnojnë. Kjo qendër zhvillimi do të jetë një mjet, drejt parandalimit dhe përkujdesjes e rehabilitimit. Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet mendore meritojnë përkujdesje./tvklan.al

Gazeatre ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended