Gjermani/ Hapet qendra për njohjen e diplomave për punëtorët e huaj
  • 4 years ago
Gjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore, ndaj qeveria po përshpejton procesin e ardhjes së ekspertëve të huaj. Në Bonn është hapur një shërbim i ri që do të koordinojë procesin e njohjes së diplomave.


Ekonomia gjermane varet nga fuqia e jashtme punëtore. Qeveria federale për këtë shkak ka nisur një program për sjelljen e fuqisë së huaj punëtore dhe ekspertëve nga vendet tjera në Gjermani, nën moton ? ?Make it in Germany?. Ky është prioriteti nacional. ?Pa ekspertë të huaj nuk mund ta mbajmë mirëqenien e tanishme. Nuk është e mundur që të presin tepër gjatë këta njerëz, duhet të punojmë për mundësinë e ardhjes së tyre?, deklaroi ministri i Punës Hubertus Heil.

Enti gjerman për statistika pohon se numri i shtetasve të gatshëm për punë në Gjermani do të zvogëlohet deri në vitin 2035 për katër deri në gjashtë milionë punëtorë. Në shumë fusha ekonomike ka mungesë të fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të Odës gjermane për Industri dhe Tregti (DIHK), madje 56 përqind të sipërmarrjeve mendojnë se mungesa e fuqisë punëtore është për momentin problemi më i madh i tyre.

Çdo e treta sipërmarrje gjermane në vitet e kaluara ka angazhuar fuqi punëtore nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, respektivisht nga vendet e treta. Shumë sipërmarrje gjermane për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nuk mund të pranojnë kërkesa të reja dhe janë duke përjetur dëme të mëdha financiare.

Vendi i migrantëve

Qeveria federale i ka kuptuar më në fund kërkesat e sipërmarrjeve dhe kohët e fundit është duke punuar intensivisht për krijimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Pas një debati të gjerë është miratuar ligji për ardhjen e fuqisë punëtore dhe në këtë mënyrë qeveria ka pranuar se Gjermania është një vend i migrantëve ? dhe ate gjashtë dekada pas valës së parë të ardhjes në këtë vend të gastarbeiterëve.

Qëllimi kryesor i këtij ligji është që të lehtësojë ardhjen e punëtorëve të huaj në tregun gjerman të punës ? në të gjitha fushat ekonomike. ?Në parim është tërësisht e njëjtë se kush nga cili vend vjen, më e rëndësishmja është që të dëshmojë se është i gatshëm të integrohet në këtë vend, e që do të bashkëpunojë dhe të jetë pjesë e kësaj shoqërie. Nuk është me rëndësi prejardhja e personit por vetëm dëshira për t?u integruar në shoqëri?, deklaroi ministrja federale për Arsim Anja Karliczek, në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Të hënën e kaluar ajo së bashku me kolegun e saj, ministrin për Punë Hubertus Heil, ka hapur në Bon të Gjermanisë një Qendër për njohjen e kualifikimeve (ZSBA), të arritura në vendet e tjera. Shtypi gjerman njofton se në këtë vend do të koordinohen rreth 1400 shërbime të ndryshme, të cilat do të merren me njohjen e diplomave.

Procesi i njohjes së diplomave ka qenë deri tani tepër i komplikuar dhe ka zgjatur tepër kohë, shumë më gjatë se në vendet skandinave, SHBA apo Kanada dhe shumë vende të tjera. Gjermania nuk mund t?i lejojë vetes që këto procedura të vazhdojnë dhe që në këtë mënyrë të humbë ekspertët q...
Recommended