Hapet Bypass-i i Fierit/ Rama: Brenda qershorit hapet gara për ‘Korridorin Blu’, vepër gjigante

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm sot në inaugurimin e hapjes së Bypass-it të Fierit, pjesë e Korridorit Veri-Jug.


?Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit?, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë shkruan se brenda qershorit do të hapet gara për ?Korridorin Blu?, që do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe që sipas Ramës, do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë.

?Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë. Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së ?Korridorit Blu?, Milot ? Thumanë ? Rrogozhinë ? Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike?, shkruan Rama më tej.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BelindaBalluku#EdiRama#TopChannel

Recommended