Qendra e rehabilitimit per femijet jetim ne Kosove - (22 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kjo qendër rehabilitimi është e vetmja në Kosovë, që kujdeset për rehabilitimin e 318 fëmijëve dhe 240 grave të cilat më shumë se kushdo i ndjejnë plagët e luftës në Kosovë. Shumica e këtyre fëmijëve, i kanë humbur prindërit gjatë luftës dhe janë të traumatizuar nga lufta në Kosovë.

Mësues, psikolog, mjek dhe specialistë të tjerë, punojnë në këtë qendër që prej vitit 1998 në mënyrë vullnetare. Qendra ishte krijuar dy vjet më parë, nga simboli i gruas kosovare, Flora Brovina, çka bëri që Brovina të ndodhet sot në burgjet serbe. Kurset e ndryshme që organizohen në këtë qendër, bëjnë të mundur që koha e lirë e jetimëve të kalojë në mënyrë të kulturuar.

Organizata austriake për partneritet është e vetmja që ka ndihmuar financiarisht këtë qendër, që momentalisht ka nevojë për çdo gjë. Shumë shpejt kjo ndërtesë do të bëhet qendra e re për rehabilitim dhe këta fëmijë do të kenë më shumë hapësirë dhe më shumë mjete në dispozicion./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended