Sabri Godo per zgjedhjet ne Kosove: Kosova nje hap larg pavaresise (27 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Me zgjedhjet e 28 tetorit, Kosova bën një hap të madh drejt pavarësisë. Ky është komenti i kryekomisionerit të Politikës së Jashtme Sabri Godo i sapokthyer nga takimi i presidentëve ballkanik në Shkup. Zgjedhjet e lira në Kosovë shprehet Godo janë një provë e demokracisë përpara komunitetit ndërkombëtar.
"Këtu nuk është puna vetëm për të zgjidhur kryetarët e komunave, këshillave, prefektët e të tjerë, por bëhet fjalë për një provë që kërkon komuniteti botëror nga ne. A jemi të aftë të bëjmë zgjedhje të lira dhe demokratike, a jemi të aftë të krijojmë organet e vetëqeverisjes të dala drejpërdrejt nga vullneti i popullit apo jo. Kjo është një pyetje shumë kruciale që bëhet në një moment që është quajtur me të drejtë historik, dhe nga zhvillimi i këtyre zgjedhjeve që do të mbahen nesër varet ajo çfarë do të thotë dhe të bëjë komuniteti botëror me Kosovën."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended