Zgjedhjet ne Kosove, kosovaret votojne ne Durres - (28 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kosovarët votojnë edhe në Durrës. Sot në orën 7 të mëngjesit, në shkollën ?Bedrie Bebeziqi?, ku është vendosur zyra e refugjatëve, qendra e votimit numër 200, hapi dyert e saj për 50 kosovarët, që jetojnë akoma në rrethin e Durrësit. Kjo është qendra e dytë dhe fundit në Shqipëri, ku kosovarët e mbetur nga lufta, kanë mundësi të shprehin preferencat e tyre në këtë raund zgjedhjesh lokale.

Regjistrimi i tyre në Durrës nuk ka pasur probleme, sepse të gjithë ata kanë qenë më parë në listat e zyrës së refugjatëve. Në komisionin e qendrës, pëveç përfaqësuesve të OSBE-së, merrnin pjesë edhe kryetari i zyrës së refugjatëve për Durrësin, zoti Trifon Llupaj, i cili nga ana e tij u shpreh mjaft i kënaqur për mënyrën se si është organizuar ky proces./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended