Mustafaj per zgjedhjet ne Kosove: Pershendes fitoren e Rugoves (30 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike e ka konsideruar një hap përpara zgjedhjet lokale në Kosovë. Sipas sekretarit me marrëdhëniet me jashtë të kësaj partie Besnik Mustafaj, PD përshëndet fitoren e Rugovës ashtu siç përshëndet dhe fitoren e cilido parti atje.
"Ne mendojmë se fitorja historike e popullit të Kosovës qoftë ajo shqiptare apo dhe e komuniteteve tjera, është tek fakti se ata arritën të votojnë. Arritën të vendosin për fatet e tyre pavarësisht se këto janë zgjedhje lokale. Së dyti dua të them se ne jemi shumë të gëzuar nga fitorja e Rugovës. Natyrisht do të ishim shumë të gëzuar dhe nga fitorja e çdo partie tjetër, mjafton të zgjedhjet të ishin të lira dhe të drejta. Ne shpresojme se me eksperiencën që ka LDK, personalisht me personalitetin e Rugovës, ata duhet të dinë t'a menaxhojnë mirë këtë fitore. T'a kthejnë në shërbim të Kosovës për të përgatitur zgjedhje të ardhshme që janë zgjedhjet e përgjithshme. Partia Demokratike nuk ka verejtur asnjëherë mangësi në skemën politike të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se lidhjet më të afërta nuk kanë qenë në lidhjet demokratike. Me këtë fitore shqiptarët në Kosovë do të kenë një klasë politike në drejtim me eksperiencë, ndershmëri dhe përkushtim ndaj fatit të Kosovës."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended