Kryebashkiaku Rama fushate ne njesine 7 per zgjedhjet e balotazhit - (11 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, i konsideroi hipokrizi, deklaratat e drejtuesve demokrat në funksion të idesë së Aleancës për Kombin. Kjo ide u hodh në prag të betejës për Himarën, por Rama tha, se aleancat nuk krijohen për luftë kundër armiqve, në një situatë kur është vetë PD, e cila nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të 1 Tetorit.

Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Tiranë:- ?Kjo aleancë, për kombin, që propozon zëdhënësi i PD, natyrisht me lejen e doktorit se pa leje e doktorit nuk bëhet asnjë gjë është një hipokrizi përsa kohë, që nuk ka asnjë lloj aleance për kombin brenda përbrenda nesh dhe në të mirë të shqiptarëve. Nga ana tjetër ne jemi shumë të interesuar, që ato vërejtje që ka bërë komuniteti ndërkombëtar, për procesin zgjedhor, ne jemi të gatshëm që t?i rregullojmë këto vërejtje për në zgjedhjet e ardhshme, sepse ne e dimë, që sa më demokratike të jenë zgjedhjet në Shqipëri, aq më pak vota merr doktori. Gjithashtu sa më transparent të jetë procesi, aq më pak vend ka për doktorin në politikën shqiptare?.

Kryebashkiaku Rama, vuri në dukje indiferencën e mediave të opozitës, ndaj fitores së Kombëtares. Në takimin me banorët e njësisë bashkiake nr.7, kandidati socialist Jahje Fida, ftoi rivalin demokrat të mos bojkotojë balotazhin e së dielës./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended