Kryebashkiaku Rama me tregtaret e Medresese, fushata per balotazh - (11 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Edi Rama e mbajti fjalën, kjo shprehje është dëgjuar menjëherë nga goja e tregtarëve të vegjël tiranas, teksa shihnin kryebashkiakun e ri të përshëndeste ngrohtësisht njerëzit e tezgave. Në vizitën e dytë brenda një muaji, blerës dhe shitës të shumtë, në tregun buzë unazës dhe pranë Medresesë, kanë bashkëbiseduar me kryebashkiakun Rama, për krijimin e kushteve moderne në tregtimin e mallrave.

Rama nuk ka hezituar t?iu shtrëngoj dorën edhe atyre tregtarëve që nën zë shpreheshin se ishin demokratë. Me njërin prej këtyre demokratëve, Rama kuvendoi gjatë.

Edi Rama:- ?Tani po qe puna për të majtë dhe të djathtë, hajde flasim për politikë. 8 vjet e pati PD Tiranën, çfarë bënë??

Ai u tha qytetarëve se pas 8 vjetësh rrëmujash dhe shkatërrimesh, kryeqytetit i duhet një fytyrë e re europiane, ku të sundojë bashkëjetesa qytetare. Në takimet me banorët e njësisë bashkiake nr.8, kryebashkiaku Rama kërkoi votën për kandidatin socialist Gent Tafaji./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended