Vizita e Bashës në Kosovë/ Homazhe në varrin e Rugovës dhe Boletinit
  • 4 years ago
Kreu demokrat Lulzim Basha në ditën e dytë të vizitës në Kosovë bëri homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova, ku vendosi kurora me lule i shoqëruar nga eksponentët e selisë blu.


Në takimin me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Basha theksoi se Shqipëria duhet të heqë dorë nga protagonizmat e pavend, që i cilësoi keqpërdorim për konsum të brendshëm. Ai kërkoi një bashkërendim të fortë mes politikës në Tiranë dhe Prishtinë.

?Angazhimi i parë që kam marrë në këtë vizitë është që bashkërendimi i Prishtinës dhe Tiranës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në funksion dhe mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pa konsultuara të cilat kanë sjellë dëme?, u shpreh Lulzim Basha.

Kreu i PD-së, Basha shkoi më pas në Mitrovicë ku në takimin me kryetarin e komunës Agim Bahtiri, theksoi qëndrimin e PD-së kundër copëtimit të Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial. Sipas Bashës, ecja përpara e dialogut, me qëllim njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë shërbehen më mirë nga një bashkëpunim i ngushtë midis dy partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.

Basha u zhvendos në veri të Mitrovicës ku bëri homazhe në varrin e Isa Boletinit. Homazhet vijuan në Prekaz te Memoriali i Jasharëve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#ShpendAhmeti#TopChannel
Recommended