Hapet ekspozita e veshjeve te Princeshes se Wellsit Dajana (25 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Stilistja angleze Catherine Walker ka krijuar veshjet për Princeshën e Wellsit, Dajanën që nga viti 1981. Për 16 vjet rrjesht, stilistja ka dizenjuar veshje vetëm për Dajanën, një nga gratë më të fotografuara në botë. Për këtë arsye me veshjet e saj, është hapur një ekspozitë në Kesington Palace në të cilën janë paraqitur veshje të ndryshme të veshur nga Princesha e Wellsit në daljet e saj zyrtare në publik deri në vitin 1997,vit i vdekjes së saj.
Një nga këto veshje, është një fustan i zi elegant mbrëmjeje i veshur në vizitën zyrtare në Indi në vitin 1992. Gjithashtu në këtë ekspozitë është ekspozuar dhe një fustan i kuq i cili ka qenë dhe veshja e fundit e princeshës në një dalje zyrtare në publik përpara vdekjes së saj.
Veshjet e ekspozuara në këtë ekspozitë janë dhuruar nga Catherine Walker për koleksionin mbretëror të veshjeve mbretërore të Anglisë. Ky koleksion është krijuar që nga viti 1750 dhe ekzistojnë veshjet e të gjithë familjeve mbretërore britanike./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended