Punesimi ne Nderrmarjen e Veshjeve (16 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kjo është vetëm një ndërmarrje private e prodhimit të veshjeve në Tiranë e cila ka arritur të punësojë 660 gra dhe vajza të regjistruara të papuna në zyrat përkatëse. Punësimi i tyre u arrit në sajë të marrëveshjes së Ministrisë së Punës dhe Çeshtjeve Sociale dhe ndërmarrjeve përkatëse që kërkojnë fuqi punëtore. Pikërisht në këtë shoqëri anonime janë kërkuar gra me arsim të mesëm nga 18-25 vjeç dhe mes tyre ekziston testimi.
Në varësi të numrit të të punësuarve ministria e cila zbaton projektin e nxitjes së punësimit, paguan para për një pagë miminale dhe sigurime shoqërore në një kontratë jo më të gjatë se një vit. Në të gjithë Shqipërinë janë punësuar rreth 10 mijë vetë në afërsisht 200 firma të zgjedhura nga Ministria e Punës. Fondi i harxhuar për këtë punësim është 500 milion lekë të reja, por cili është avantazhi i firmave për të punësuar njerëz nga lista e zyrave të punës. Drejtuesi i shoqërisë anonime Ibrahim Toshkëzi, thotë:
"Të mirat e marrjes së fuqisë punëtore vetëm nëpërmjet Zyrës së Punës, janë për dy arsye kryesore. Së pari sepse atje njihen më mirë të gjithë njerëzit që kanë dhe probleme më të mëdha ekonomike, por plotësojnë më mirë dhe kushtet për t'u sistemuar në një profesion të caktuar. Dhe së dyti duke i marrë nëpërmjet zyrave të punës saktësohet qartë fuqia punëtore që ka çdo subjekt shtetëror apo privat me qëllim që të eliminohet konkurenca e pandershme që ndodh në ekoniminë e tregut."
Në sistemin kapitalist shteti nuk ndërhyn direkt në ndërmarrjet private. Ndërhyrja e tij është indirekte duke hequr një pjesë të pagesës dhe sigurimeve shoqërore./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/