Proteste ne Tropoje, tropojanet perplasen me policine - (5 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Protestë ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tropojë. Kanë tentuar të konfrontohen me forcat speciale të dislokuara në Bajram Curri, që para mitingut të kryeministrit Meta, por pa rezultat. Një grup prej 10-15 vetash janë drejtuar sot paradite tek një vendqëndrim i forcave speciale të ardhura në Tropojë. ?Ikni nga Tropoja, nuk kemi nevojë për ju?, kjo ka qenë dhe thelbi i protestës së grupit të tropojanëve, duke shtuar se rendin atje e mbajnë vetë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vepruar me gjakftohtësi, duke eliminuar çdo lloj përplasje me grupin e tropojanëve, duke u kërkuar të largohen. Nga krerët e policisë së Tropojës mësohet se disa prej protestuesve ishin të dehur, por për të mos acaruar më shumë situatën, tropojanët janë lënë të lirë, duke mos shoqëruar asnjë prej tyre në komisariat./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended