Qetesohet situata ne qytetin e Tropojes - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Tropoja ka rënë në qetësi. Gjatë ditës së djeshme dhe sot, nuk ka pasur asnjë problem shqetësues për banorët, policinë lokale apo forcat speciale atje. Zëvendës ministri i Rendit Publik Bujar Himçi tha, se gjendja në Tropojë, dy ditë pas një konfrontimi mes forcave speciale dhe disa vendasve, ka rënë në qetësi.

Vajtja nga Tirana atje e rreth 200 trupave të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të repartit të RENEA-s, të drejtuar nga shefi i tyre në ministri Brahimaj, ka rikthyer normalitetin dhe rendin. 7 prej protestuesve të armatosur që u përballën me specialet në Tropojë, që prej vizitës së kryeministrit atje, dje janë ndaluar. Sot për ta policia ka marrë masën e arrestit dhe ia ka kaluar dosjen e tyre prokurorisë. Edhe protestuesit e tjerë janë shpallur në kërkim.

Situata në Tropojë për t?u mbajtur nën kontroll do të duhet të mbikqyret nga forcat speciale ndoshta për një kohë të pacaktuar, pasi policia lokale nuk mund ta kontrolloj dot./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended