“Hylli i Dritës” rilind sërish, hapet ekspozita me botime të rralla të revistës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Mbrëmjen e së martës u çel në Kalanë e Tiranës, ekspozita me titull ?Hylli i dritës?, një bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Bibliotekës Kombëtare, që risjell në vëmendjen e publikut kontributin e paçmuar që kjo revistë ka dhënë në kulturën shqiptare, duke shfaqur ekzemplarë të saj nga vite të ndryshme.

" Për këtë arsye menduam që një pjesë e kësaj pasurie të ishte e hapur për publikun edhe përtej dyerve. Në këtë kuptim kemi përzgjedhur numra të vecanta të "Hyllit të Dritës" në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare për ti dhënë mundësi qytetarëve të Tiranës që të shohin këtë revistë të veçantë që ka një kohëzgjatje prej vitit 1913 deri në ditët e sotme, me ndërprerje 5 herë gjatë historisë së saj. Është një ndër revistat më të rëndësishme", tha Bido.

"Përmes Hyllit të Dritës të gjende rrugën kulturore për tu zhvilluar në aspektin kulturor, shoqëror dhe politik. Rrugëtimin e saj e ka vijuar duke krijuar volume të mëdhaja kontribute për vendin tonë"

E themeluar nga At Gjergj Fishta, kjo revistë është mjaft e rëndësishme edhe për komunitetin françeskan në Shqipëri, të cilët kanë shërbyer në rolin e redaksisë fillestare për këtë revistë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Kalasë së Tiranës deri më 30 Tetor.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/hylli-i-drites-rilind-serish-hapet-ekspozita-me-botime-te-rralla-te-revistes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended