Studimi i OKB per dhunen ndaj grave - (22 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Diskriminimi dhe dhuna ndaj grave, nuk vihet re vetëm në Shqipëri, gjithë bota numëron raste nga probleme të ndryshme sociale. Në një raport vjetor rreth gjendjes së popullsisë në botë, OKB publikon se të paktën një në tre gra rrihet, detyrohet të ushtrojë marrëdhënie seksuale, ose ka përjetuar abuzime të tjera. Kombet e Bashkuara janë ato që kanë shprehur shqetësim për diskriminimin e grave në botë.

Në shumicën e rasteve shkaqet e dhunës janë, varfëria, arsimi i ulët dhe një bashkëshort që pi apo drogohet. Në Shqipëri vajzat dhe gratë e anketuara shprehen se përqindja më e madhe e dhunës, vihet re në moshat 19 deri 25 vjeç. 38% prej tyre janë të paragjykuara dhe të dhunuara. Në studimet sociologjike, dhuna brenda familjes konsiderohet si një anë e errët dhe problematike e jetës familjare.

Rreth 47% e vajzave dhe grave pohojnë se në shtëpitë e prindërve ku janë rritur, ushtrohej dhunë. Në këto familje më shumë dhunë ushtronte babai ndaj nënës, ku përqindje më të ulët mban vetëm qyteti. OKB sipas një studimi të saj, shprehet se diskriminimi i ka rrënjët e thella, njëkohësisht ajo i ka bërë thirrje qeverive të marrin masa për të ulur nivelin e diskriminimit të grave./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended