Partia Demokratike fton qytetaret te votojne sipas listave te tyre (25 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike i ka bërë sot thirrje strukturave të saj të përfundojnë listat e zgjedhësve dhe në bazë të të cilave të votohet. Kështu Partia Demokratike ka ftuar qytetarët të votojnë me 1 tetor me listat e kësaj partie dhe me dokumentet e tyre të identifikimit. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Tiranës Vili Minarolli, 45% e njerërve mungojnë në këto lista.
Ne mund t'i falim Edi Ramës tha ai 10%, por jo 46%. Partia Demokratike ka deklaruar gjithashtu se për të realizuar manipulimin e zgjedhjeve ministri i Rendit Spartak Poçi po u shpërndan uniforma blu banditëve. Partia Demokratike ka paralajmëruar se kush do të mundohet të realizojë një skenar të tillë, Meta, Poçi apo të tjerë do t'a paguajnë më kokën e tyre. Nëse banditët do të vishen me uniforma tha zëdhënësi i Partisë Demokratike Edi Paloka, edhe ne do të dimë si të përgjigjemi./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended