Ora News - Festivali i Filmit për të Drejtave të Njeriut nis më 17 shtator

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Kërcënimi i së vërtetës? është tema e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili edhe këtë vit do ta kthejë Tiranën në kryeqendrën e kinematografisë.

Ky është edicioni i trembëdhjetë dhe nga data 17 deri më 22 shtator, dashamirësit e filmit do të kenë mundësi të ndjekin 43 produksione nga 3400 që aplikuan për të qënë pjesë e festivalit. Drejtori ekzekutiv e këtij eventi jep detaje për ngjarjen më të rëndësishme kinematografike dhe shpjegon se përse tema e këtij viti është kërcënimi i së vërtetës.

Kujtim Çashku, Drejtor ekzekutiv i Festivalit: Kërcënimi ndaj së vërtetës dhe kur thua këtë gjëja e parë që i vjen në mendje njerëzve është "fake neës". Nuk është vetëm kjo, në festival janë përfshirë një gamë e gjerë që ka të bëjë me mënyrën si fabrikohet sot një mendim për qëllime të caktuara, por gjithmonë duke u larguar nga e vërteta.

Edicioni i këtij viti i dedikohet edhe regjisorit ukrainas Oleg Senstsov i cili gjendet në grevë urie dhe njëkohësisht vuan dënimin në burgjet e Siberisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/festivali-i-filmit-te-drejtave-te-njeriut-nis-me-17-shtator

Recommended