Perfundon superstrada Fushe Kruje - Milot - (23 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kjo superstradë ka 12 vjet që ka nisur të ndërtohet. Fillon në Fushë Krujë dhe përfundon në Milot. Në fund të muajit tjetër, pritet që kjo rrugë të përurohet për makina. Meqë 11 urat, janë në ndërtim e sipër, automjetet deri tani e kanë të vështirë të përshkojnë gjithë rrugën, ndërsa delet, lopët dhe barinjtë e tyre nuk kanë vështirësi nga thyerja e terrenit. Pas një muaji, gjithnjë nëse mbahet premtimi këto kafshë këtu do të vazhdojnë të kalojnë, pra nuk do të jetë superstradë por një rrugë gjigande fshati.

Përgjatë superstradës janë parashikuar vetëm disa dhjetëra metra parmakë. Pra këmbësorët janë të lirë të lëvizin mbi asfaltin e ri, duke u bërë burim aksidentesh./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended