Prodhimi i gelqeres ne Kruje - (17 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Në luginën e Krastës, pranë qytetit të Krujës, aty ku nis prodhimi i gëlqeres, zien puna natë e ditë. Kjo është gurorja më e madhe për prodhimin e këtij materiali ndërtimi në Shqipëri. Të tilla ndonëse në përmasa më të vogla ka në Berat dhe në Borizan.

Kodrinat e fshatit Krastë ka disa vjet që shqepen nga gurët gëlqeror, që përfundojnë më pas për t?u djegur në gropat e thella të shndërruara në furra, ku temperatura i kalon 1500 gradët. Prodhimi i gëlqeres është i vetmi aktivitet që u siguron jetesën banorëve të Krastës.
Kur i pyet se gazi karbonik që ngrihet lart në ajër është i dëmshëm për qytetarët e Krujës, njerëzit pranë furrave të gëlqeres të thonë se qyteti është larg. Megjithatë nga vëzhgimi i kamerës shpesh dallohen retë e tymit mbi këtë qytet.

?Tani ne kemi 4-5 vite që e prodhojmë këtë gëlqere. Unë si person, që punoj në këtë gropë, kjo është tek 550 kuintal dhe mund ta shesim 80-85 lekë. Tani ne me këtë jetojmë, ne si rreth Kruje me këtë gjë merremi?.

Në luginën rrethuar me mure gurësh gëlqeror, dikur kishte pisha e bredha, ndërsa sot në hapësirën e zhveshur, dëgjohet gjithnjë e më shpesh zhurma e sharrave. Prodhuesit e gëlqeres përdorin si lëndë djegëse drurin, por edhe gomat e vjetruara të makinave. Lënda e parë e prodhuar këtu, ndjek më pas rrugën drejt vaskave me ujë ku shuhet dhe pas dy-tre muajve përdoret si lëndë ndërtimi./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended