Likujdimi i barnave, kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve: Proçesi përfundon të shtunën

  • 5 years ago
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të nisë nga sot procesin e likujdimit të farmacive për të gjithë barnat e rimbursueshme.

Kryetarja rajonale e Urdhrit të Farmacistëve Laurela Zani, u shpreh se ky proçes do të përfundojë deri ditën e shtunë.

Sapo takuam tek pjesa e fondit nën drejtoreshën që na sqaroi për problemet që ka farmaceutika sot. Dhe na siguroi se që nga sot do të fillojë likujdimi i të gjithë recetave të rimbursueshme që nuk janë rimbursuar për muajin tetor dhe nëntor për gjithë Tiranën, ndërkohë po e njëjta frymë do të jetë edhe për farmacitë e Shqipërisë.

Laurela Zani, Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve
Farmacistët kishin paralajmëruar mëngjesin e së hënës një protestë, por që në nisje të saj janë pritur nga nëndrejtoresha e fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Albana Çela.

Recommended