BOOM: Kryetarja e PS Leskovik zgjidhet drejtoreshë shkolle në shkelje të udhëzimit të MAS

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emërimi i kryetares së Partisë Socialiste Leskovik, në pozicionin e drejtoreshës së shkollës së mesme ?Jani Vreto? të këtij qyteti është bërë në shkelje të udhëzimit nr.57 për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar.

Emisioni ?BOOM? ka zbuluar se Dallëndyshe Kravari, nuk plotëson pikën 1. të këtij udhëzimi, e cila përcakton se kandidati duhet të ketë diplomë të nivelit të dytë, në fushën e edukimit. Titulli i diplomës së saj është punonjës i shkencave politike.

Instituti i Zhvillimit të Arsimit, institucion që inspekton procesin e emërimit të drejtorëve në shkolla, pranon se në raste të tilla, punonjësi i shkencave politike, mund të jetë mësues, sipas udhëzimit për profil të përafërt, por jo drejtues.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-kryetarja-e-ps-leskovik-zgjidhet-drejtoreshe-shkolle-ne-shkelje-te-udhezimit-te-mas

Recommended