RTV Ora - BOOM: Alesia ka nevojë për ndihmë, rrezikon të mbetet pa shkollë nëse nuk operon këmbët
  • 5 years ago
#rtvora
Këtë të premte, emisioni "BOOM" në RTV Ora solli në rubrikën e saj "Shqipëria ka filtra" historinë e Alesia Rrapos, një vajzë 6 vjeçare e cila jeton në fshatin Kuqar të Këlcyrës. Alesja nuk mund të dalë për të luajtur me shoqet për shkak të një problemi shëndetësor që ka me këmbët dhe që e ka trashëguar nga lindja. Vogëlushes i ndodh shpesh të rrëzohet teksa ecën.
Shenjat në fytyrën e vogëlushes nuk janë të pakta. Të ardhurat që ka familja e 6-vjeçares janë kryesisht përkrahja sociale, por kjo nuk e ka penguar babain e Alesias që të marrë borxh për shëndetin e vajzës, por deri tani ka pasur vetëm premtime nga mjekët dhe askush nuk ka marrë përsipër që ta operojë.
Florenc Rrapo: "Që kur doli nga barku i nënës, doktori tha do të dalë me probleme të mëdha. Vajza nuk ngrihej, i futeshin këmbët nga brenda. E lidhëm në djep se thanë do i në këmbët, nuk i erdhën. Mora 2 milion lekë borxh, vajta në Tiranë, Gjirokastër, nuk më japin përgjigje. Mjeku i Tiranës më tha do ta bëjmë për 6 muaj. Vajta dhe nuk ma pranoi, nuk ka gjë çupa.Të shikosh një çupë sakate, që të bjerë dhe rrëzohet, më mirë të më bjerë mua. Shikoja shenjat, ra nga shkalla. Ju lutem doktorëve të më ndihmojnë për çupën se do më mbetet pa shkollë".

Alesja ka dëshirë që të shkojë në shkolle vitin që vjen por nga shtëpia e saj deri te vendi ku e merr furgoni i shkollës duhet të ecë 2 orë rrugë të pashtruar dhe këmbët e vogëlushes nuk mund ti përshkruajnë këto rrugë.

Mamaja ka vetëm një dëshirë, që vajza e saj të shkollohet e të mos rrijë brenda 4 mureve.

Kjo është arsyeja që u bën thirrje bluzave të bardha që ta ndihmojnë që vajza e saj të ecë ashtu sikurse bashkëmoshatarët e saj.

"Ju lutem të gjithë të më ndihmojnë të çoj çupën në shkollë, ka dy orë rrugë në këmbë".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/boom-alesia-ka-nevoje-ndihme-rrezikon-te-mbetet-pa-shkolle-nese-nuk-operohet-ne-kembe
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended