RTV Ora - Apeli për ndihmë/ Rrezikon të mbetet tetraplegjik, familja Nexhipi thirrje qytetarëve
  • 5 years ago
#rtvora

Familja Nexhipi nga Delvina apelon për ndihmë. Kryefamiljari i saj rrezikon të mbetet tetraplegjik, ndërsa operacioni që do të mund ta shpëtonte nga sëmundja kushton 20 mijë euro, shumë e papërballueshme për ta.

Prej 4 vitesh jeta e Nexhmi Nexhipit dergjet në shtrat. Paraliza nervore ja ka bërë të pamundur lëvizjen e gjymtyrëve të sipërm.

Së fundmi Nexhipi thotë se ka filluar të mos ndjejë as këmbët dhe rrezikon të mbetet tetraplegjik.

Nexhmi Nexhipi: Vajta katër vjet, jam vizituar në Tiranë. Kam paralizë komplet të trupit, duar dhe këmbë.

Operacioni prej 20 mijë euro mund të realizohet vetëm në Turqi. Të gjitha kërkesat që ka dërguar në Kryeministri apo Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë marrë përgjigje.

Nexhmi Nexhipi: Nuk kam fuqi, nuk kam ndihma, nuk kam lekë, nuk kam asgjë.

Djali i tij thotë se e ka të pamundur të përballojë kostot e sëmundjes pasi të ardhurat nuk mjaftojnë as për ushqimet e ditës.

"Jemi tre vëllezër, të tre të papunë dhe jemi me një pension të babait prej 200 mijë lekësh. Ato nuk dalin as për ilaçet e babait".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/apeli-ndihme-rrezikon-te-mbetet-tetraplegjik-familja-nexhipi-thirrje-qytetareve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended