Ora News - Apeli nuk ndryshon masën për 19 të arresturit, Florenc Hoxha mbetet në burg
  • 5 years ago
#oranews

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për 19 protestuesit e 16 shkurtit duke lënë në burg Florenc Hoxhën dhe 5 protestues të tjerë të ndërsa ?arrest me burg? dhe ?detyrim paraqitje" për të pandehuerit e tjerë. Gjykata nuk mori parasysh ankimin e avokatëve mbrojtes pasi nuk ishte bërë në formën e duhur.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të pa ndryshuar masën e sigurisë për Florenc Hoxhën dhe pesë protestues të tjerë, të arrestuar pas protestës së 16 shkurtit ne tiranë të cilët akuzohen për kryerje të veprimeve të dhunshme para kryeministrisë.

Ne një seancë, e cila zgjati rreth tre orë trupa gjykuese e kryesuar nga Fatri Islamaj dhe anëtare Ridvan Hado dhe Asim Vokshi nuk pranuan apelimin e bërë nga avokatët mbrojtës të të arrestuarve dhe të pandehurve të tjerë të lënë në masë detyrim paraqitje dhe ?arrest shtëpie? nga gjykata.

Shkak është bërë fakti se kërkesa nuk ishte firmosur nga të pandehurit gjë që sipas gjykatës nuk e bënë të vlefshëm apelimin.

Ky pretendim u ngrit edhe nga prokurori i çështjes, i cili madje kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së pare, dhe rikthimin në burg edhe të 11 të akuzuarve të tjerë për të cilët Gjykata e Tiranës vendosi ti ndryshojë masë.

Vendimi i gjykatës solli reagimin e të pandehurve dhe familjarëve që ishin në sallë.

Gjatë protestës së 16 shkurtit u arrestuan 19 protestues për të cilet gjykata e Tiranës vendosi si masë për 6 arrest me burg 6 detyrim paraqitje dhe për 7 arrest shtëpie.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-e-16-shkurtit-florenc-hoxha-dhe-18-kerkojne-lirine-ne-apel

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended