Report TV - Apeli lë në burg Ervis Martinajn, avokati: Ai nuk kishte armë

  • 6 years ago
TIRANË- Ditën e sotme, Gjykata e Apelit në Tiranë, ka lënë në burg pasi shqyrtoi kërkesën për liri të Ervis Martinajt dhe Elio Hatos. Ndaj Ervis Martinajt nga Gjykata e Tiranës, dha masën arrest me burg 30 ditor, në një seancë e pazakontë të zhvilluar ditën e dielë, e ndarë në dy pjesë, te një spital privat dhe te Spitali i Traumës në kryeqytet. Ndërsa për Elion Haton dha masën arrest me burg pa afat.

Jashtë Gjykatës së Tiranës, dy avokatët e Hatos dhe Martinajt kanë folur për kamerat duke shpjeguar se nëse ndaj klinetëve të tyre nuk do të kërkohen më prova, atëherë ata do të lirohen.

Nëse nuk kërkohen më prova nga ana e Prokurorisë dhe nëse nuk kërkohet një masë tjetër arresti, atëherë klientët tanë do të lirohen automatikisht. Nuk e di nga e keni marrë informacionin se Redi Popescu ka fshehur armën e Ervisit, është manipulim. Provoni faktin që ai kishte një armë. Por nuk ekziston ky fakt. Ervis Martinaj nuk ka pasur armë.

Mirash Martini, avokati i Ervin Martinajt
Elio Hati mbeti në burg pa afat pasi atë që e kërkuam ne nuk e pranoi trupa gjykuese. Nuk janë kushtet dhe rrethanat për shkak të rëndësisë së ngjarjes. Megjithatë ne do të ndjekim rrugën ligjore.

Zini Qinami, avokati i Elio Hatos
AKUZA

Më 4 tetor në një lokal në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur një shkëmbim zjarresh ku Fabiol Gaxha ka humbur jetën, ndërsa Ervis Martinaj dhe Elion Hato. Të përfshirë në ngjarja kanë qënë edhe Redi Popesku, Mervjol Bilo, Ervin Mata, Elvana Gjata dhe Fabjol Alushin.

Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja në Bllok, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

Recommended