Edhe 30 dite arrest ne burg per Ervis Martinajn

  • 6 years ago
Ervis Martinaj do të vazhdojë të hetohet edhe për 30 ditë  të tjera me  masën e sigurisë arrest me burg. Ky ka qenë vendimi i gjyqtarit Artan Gjermeni për 36-vjeçarin Martinaj, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 4 Tetorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Për Martinajn ishte në përfundim një mase e ngjashme e dhënë nga gjykata gati një muaj më parë. Prokuroria nga ana e saj kërkoi arrest me burg pa afat. Tre prokurorët e çështjes paraqitën prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat sipas tyre rëndojnë pozitën e Martinajt. Prokuroria saktësoi se në duart dhe rrobat e Martinajt nuk u konstatuan mbetje nitritesh që të vërtetojnë se ai ka qëlluar me armë, por prova sipas saj ishin komunikimet në Whatsapp mes Martinajt dhe shokëve të tij. Sipas prokurorisë, Martinaj u ka thënë atyre tij që të vinin tek lokali, por  të merrnin edhe armë me vete. Gjykatësi hodhi dyshime mbi këto pretendime duke gjetur mospërputhje.

?Martinaj porosiste shokët e tij të shkonin me armë në ish-bllok nuk i përkasin telefonit iPhone X që ai përdorte pasi i-mei nga janë nxjerrë këto SMS është i ndryshëm me atë të telefonit që përdor biznesmeni?.

Përveç akuzës së vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese, ndaj Martinajt Prokuroria ka ngritur edhe akuzat e fshehjes së të ardhurave, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave. Mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në ish-Bllok u ekzekutua me armë zjarri, Fabjan Gaxha, teksa u plagos, Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljon Hato. Aktualisht për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim Ervin Mata, komando Mevjol Bilo, Fabio Alushi dhe Ajaks Boshnjaku.

Recommended