Ora News - Sërish topi mbetet te Basha, Meta pas telefonatës: Jepuni qytetarëve zgjedhje të ndershme

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Mungesë besimi e ka cilësuar presidenti Ilir Meta ngërçin e reformës zgjedhore. Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i Shtetit pranoi se ka pasur një bisedë me kreun e PD-së Lulzim Basha, ndërsa pas kësaj ka pritur në takim ambasadoren Yuri Kim. Pas kësaj Meta e la sërish topin në selinë e PD, duke pritur përgjigjen për marrëveshjen në kodin elektoral.

Ndërsa ndërkombëtarët dhe mazhoranca prej shumë orësh po presin një vendim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nëse do të firmosë apo jo dokumentin e përpiluar në rezidencën amerikane, ditën e premte reforma zgjedhore është zhvendosur në zyrën e Presidentit Ilir Meta.

Në orët e para të paradites. kreu i selisë blu ka telefonuar Kreun e Shtetit, ku në qendër të këtij komunikimi ka qenë pikërisht ngërçi i negociatave.

Meta: Kam pasur një telefonatë zyrtare me zotin Basha këtë paradite e kërkuar prej tij. Kaq mund të them. Mesazhi im është: Jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon që ua keni detyrim të gjithë që të keni besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë dhe as me hezitime. Të gjithë duhet të tregojnë besim te demokracia dhe ajo fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Qëndrimin tim për sistemin e dini që nga 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mesazhi-i-metes-pas-telefonates-me-bashes-ktheni-besimin-e-shqiptareve-te-demokracia-duke-garantuar-zgjedhje-te-lira

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended