Johnson tenton serish te çoje Britanine ne zgjedhje

  • 5 years ago
Kryeministri britanik Boris Johnson do të provojë sërish këtë të martë të bindë parlamentin të mbështesë mocionin e tij për zgjedhje të parakohshme. Natën e të hënës, mocioni i tij nuk arriti 2/3 e votave të nevojshme për t?u miratuar, ndaj dhe tentativa e radhës është një mocion për miratimin e të cilit nevojitet një shumcë e thjeshtë prej më shumë se 325 deputetësh. Mbrëmjen e të hënës, mocioni mori votat e vetëm 299 deputetëve konservatorë. 70 deputetë votuan kundër, ndërsa laburistët abstenuan. Johnson i bëri thirrje opozitës që të tregohet e ndershme dhe t?i japë popullit mundësinë për të vendosur për marrëveshjen e re përmes zgjedhjeve të parakohshme.
?Tani që dalja pa marrëveshje është përjashtuar si mundësi, ne kemi një marrëveshje madhështore. Jepini mundësi votuesve të vendosin, duke shpërndarë këtë parlament jo-funksional dhe zëvendësimin me një parlament të ri që do t?a çojë Brexitin deri në fund?.
Megjithatë, laburistët në opozitë janë kundër zgjedhjeve të parakohshme pa rënë dakord për marrëveshjen e re me Brukselin. Kurse Boris Johnson ka shpresë tek opozitarët e tjerë liberaldemokratë dhe nacionalistët skocezë, të cilët kanë ndryshuar qëndrim dhe janë të hapur për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme. Ata kërkojnë madje zgjedhje të reja para 12 Dhjetorit të propozuar nga konservatorët, për të pasur më shumë hapësirë kohore që parlamenti i ri të diskutojë marrëveshjen, e cila duhet të miratohet para 31 Janarit 2020.

Recommended