Sërish tenton Manaj, portieri shndërrohet në mallkim për sulmuesin shqiptar

  • 5 years ago
Rey Manaj ka tentuar sërish të zhbllokojë ndeshjen në Stamboll, por sërish portieri Gunak e ka ndalur. Lushnjari gjuajti nga një goditje këndi prej më shumë se 25 metra por nuk ia doli.

Nëse do të shënonte Manaj do të çonte Shqipërinë me një avantazh me vlerë në dhomat e zhveshjes por pjesa e parë mbyllet në 0-0, me raste të vakëta, shumë kartona dhe me një lojë të përqendruar më shumë në mesfushë, me Turqinë më kërkuese dhe Shqipëria e cila tenton të shfrytëzojë goditjet standarte. Në 45 minutat e parë skuadrat janë treguar shumë të kujdesshme.

Recommended