Ora News - Taulant Manaj i shpëton sërish drejtësisë, kësaj here arratiset

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Taulant Manaj i njohur si Taulant Beqiraj i është arratisur policisë pa mundur ta arrestojë. Gjykata ka vendosur rikthimin e tij në burg por Manaj është larguar në drejtim të paditur para se të bëhej urdhër ekzekutimi. I riu ishte në "arrest shtëpie".

28 vjeçari nga Vlora në Qershor të ketij viti u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me "arrest shtëpie" për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë.

Pikërisht ky rast solli reagimin e dy Ministrive, asaj të Brendshme që e denoncoi këtë rast abuziv të Gjykatës së Vlorës, por edhe Ministrisë së Drejtësisë që i është drejtuar Inspektoriatit të KLD për të hetuar me urgjencë mbi këtë vendim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/taulant-manaj-i-shpeton-serish-drejtesise-kesaj-here-arratiset

Recommended