Ora News - "Tuareg" i arratiset policisë, përplas një makinë dhe dy motorë të "Shqiponja"
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ndjekje e ngjashme me ato të filmave ka ndodhur natën e shkuar në Tiranë, duke shkaktuar një aksident të shumëfishtë.

Policia ishte në ndjekje të një personi, i cili me të parë forcat e rendit, i ka dhënë gaz mjetit të tij fuoristradë "Tuareg", duke përplasur më pas një veturë dhe dy motorë të patrullës "Shqiponja".

Nga përplasja, janë plagosur dy efektivë policie, ndërsa dyshohet se shoferi që drejtonte Fuoristradën ka qenë i armatosur.

Në pamje shihen makina dhe motorë të dëmtuar në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tuareg-i-arratiset-policise-perplas-nje-makine-dhe-dy-motore-te-shqiponja
Recommended