Ora News - Elbasan, “Toyota” përplas një makinë dhe më pas godet derën e komisaritit të policisë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një mjet tip "Fuoristradë" është përfshirë në një aventurë të çuditshme ditën e sotme në Elbasan, duke na sjellë në vëmendje serialin e filmave "Fast and Furious", pasi ka rrezikuar edhe qytetarët në rrugë.

Fillimisht mjeti "Fuoristradë" ka përplasur një mjet "Volkswagen" pranë ambulancës dhe nga aty jo vetëm që nuk ka ndaluar por në tentativën për ti ikur vendit të ngjarjes në shpejtësi e sipër është perplasur me derën e komisariatit të policisë , duke përfunduar vetë brenda komisariatit.

Fatmirësisht kjo aventurë nuk ka sjellë të lënduar por vetem dëme materiale.

"Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip ?Toyota?, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së"njoftoi policia.

I riu pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/fast-and-furious-ne-elbasan-toyota-perplas-nje-makine-dhe-me-pas-godet-deren-e-komisaritit-te-policise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended