Ora News – "Babalja" arratiset nga Kosova, kërkon azil politik në Hungari

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Personazhi i videopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt, Albert Veliu, i njohur edhe si Babalja, është arratisur nga Kosova. Ai po hetohet në Shqipëri për akuzën e kallzimit të rremë, ndërsa pas largimit nga Prishtina, është vendosur në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Pas kësaj lëvizje, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me leterporosi shtetit hungarez për të kërkuar ekstradimin e babales në Shqipëri.

Arratiset nga Kosova Albert Veliu, personazhi nga Vlora i njohur ndryshe me nofkën ?babalja?. Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka marrë informacion se Albert Veliu është larguar nga Kosova dhe ka kërkuar strehim politik në Hungari.

Nuk dihet ende mënyra se si Veliu është larguar drejt shtetit hungarez, por mësohet se prokurorët e Tiranës do t'i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e tij për tu gjykuar në Gjykatën Shqiptare.

Pak muaj më parë Prokuroria për Krimet e Rënda shpalli moskopetencen e gjykimit të dosjes ?Babalja? duke e kaluar çështjen prokuorirsë së Tiranës. Persona nën hetim për këtë dosje janë deputeti i PD Ervin Salianji, Albert Veliun, Fredi Alizotin si dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Ata akuzohen për kallëzim të rremë pas publikimit të një audio-përgjimi ku pretendohej se protagonist ishte Agron Xhafaj por ndërkohë pas verifikimeve rezultoi se personazhi që kishte imituar zerin e Xhafajt ishte Fredi Alizoti, të cilit ia kishte kërkuar Albert Veliu i njohur si ?Babalja?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/babalja-arratiset-nga-kosova-kerkon-azil-politik-ne-hungari

Recommended