Report Tv-Ikën nga kampi i azilantëve në Kosovë, Babalja arrestohet në Hungari

  • 5 years ago
Albert Veliu, i njohur me nofkën ?Dëshmitari X? në çështjen ?Babale? është arrestuar në Hungari.

Prokuroria e Tiranës i tha Report Tv se është njoftuar për arrestimin e Albert Veliut nga autoritetet hungareze. Mësohet se Veliu është prangosur në fund të dhjetorit në Hungari teksa ishte arratisur nga kampi i azilantëve në Kosovë.

Menjëherë pas njohjes me urdhërin e arrestit ndërkombëtar nga Hungaria, autoritetet shqipare i kanë kërkuar atyre ekstradimin e tij drejt Tiranës.

Kjo kërkesë ka mbërritur në Hungari në rrugë diplomatike dhe pritet që brënda muajit janar Gjykata atje të vendosë nëse do të ekstradojë apo jo, Albert Veliun.

Albert Veliu është vënë në hetim nga autoritet shqiptare pasi dyshohet se krijuan përgjimin e rremë ku përfshihej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhfaj, Agron (Geron) Xhafën në një aferë trafiku kanabisi nga Vlora drejt Italisë.

Për këtë "audiopërgjim" në burg qëndron Fredi Alizoti ndërsa në gjendje të lirë hetohet gazetari Jetmir Olldashi.

Recommended