Report TV -Arrestohet 'xhaxhai' nga Dibra, përfaqësuesi shqiptar i 'Ndrahgeta-s' për Ballkanin!

  • 4 years ago
Dy persona, njëri prej të cilëve përfaqësuesi i 'Ndragheta-s' në Shqipëri, janë arrestuar nga policia si pjesë e një operacioni ndërkombëtar, të nisur që nga viti 2007, për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta. Në total së fundmi janë të arrestuar 6 persona, ndërsa operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica. Nga policia shqiptare janë vendosur në pranga Bujar Sejdinaj i quajtur "Xhaxhai", përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Bellocco". Bujar Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin, ndërsa cilësohet si përgjegjësi i Ndraghteta-s në zonën e Ballkanit. Po në kuadër të operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, i shtetasit Ardian Cekini, i cili ka qenë i shpallur në kërkim. Nga hetimet më pas ka rezultuar se ky person nuk ka qenë i përfshirë në grupin kriminal.

Recommended