Ora News - Arrestohet “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe Ballkan

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta është ndërmarrë njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica

Operacioni u kodua ?Magma 2020? dhe goditi pjesëtarë të organizatës mafioze ?Ndrangheta?.

6 persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Argjentinë, Shqipëri dhe Costa Rica.

Në Tiranë u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi Bujar Sejdinaj, i quajtur ?Xhaxhai?, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze ?Bellocco?. Shtetasi B. S. ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

-Po në kuadër të operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, i shtetasit A. C., i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

Në të njëjtën kohë në Argjentinë u bë arrestimi i shtetasve:

-F. S., korrier dhe njeri i besuar i Ndrangheta-s, i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Ky shtetas kryente për llogari të organizatës kriminale, detyra të ndryshme operative dhe transport të dokumenteve sekrete;

-G. P., lindur në Romë, me emrin M. P., me banim në Buenos Aires, ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane. Gjithashtu merrej dhe direkt me eksportin e substancave narkotike;

-F. P., lindur në Argjentinë, bashkëpunëtor i ngushtë i F. M., i cili u arrestua edhe në operacionin e kryer në nëntor 2019. Shtetasi F. P., falë rrjetit të tij të bashkëpunëtorëve në Argjentinë, merrej sidomos me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave;

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/arrestohet-xhaxhai-perfaqesuesi-i-ndrangheta-s-ne-shqiperi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended