Arrestohet Ismail Morina, “Ballisti”, i kapen dhe 36 bileta false për “Shqipëri-Serbi”- Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë nga ndeshja ?Shqipëri-Serbi? arrestohet Ismail Morina, i njohur si Ballisti, djali i cili ngriti dronin në Beograd.
Sipas policisë së Tiranës Ismail Morina u kap me pistolete Zastava në brez me 6 fisheke. Si dhe gjatë kontrollit të makinës së tij iu gjet një pistolete tjetër TT me 30 fishekë.
Ai është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë të cilët po lëviznin me të në makinë në rrugën ?Petro Nini Luarasi? në Tiranë.
Ismail Morinaj , lindur ne Kukës dhe banues ne Tiranë së bashku me Erion Bahushin, Denis Ballën dhe Marin Rexhën janë arrestuar në flagrancë për veprat penale të: ?Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe moskallëzim krimi?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-ismail-morina-ballisti/