Report Tv-Agronom nga Venezuela në Përmet për kultivimin e kanabisit, arrestohet amerikano-latini

  • 6 years ago
Policia e Shtetit ka prangosur një agronom venezuelian i identifikuar si Arturo Morales i cili në Shqipëri kishte ardhur për të ndihmuar në kultivimin e kanabisit, bëjnë me dije burime për Report Tv. Morales është prangosur në Përmet aty ku në zonën e Frashërit janë sekuestruar dhe asgjësuar 3 mijë rrënjë të bimës narkotike.

Para hetuesve ai është shprehur se ka mbërritur në Shqipëri për turizëm por hetimet e policisë dhe të dhënat në rrugë operative kanë zbuluar se ai ishte në Shqipëri për kultivimin e bimës narkotike. Ky nuk është hera e parë ku grupet kriminale investohen për të sjellë ekspertë të huaj të narkotrafikut pasi edhe në laboratorin e kokainës në xibrakë ishin dy kimist kolumbian.

Aktualisht ai mbahet në Policinë e Gjirokastrës dhe pritet që të dalë në fundjavë në Gjykatë për t'u njohur me akuzën që rëndon ndaj tij. Nga ana tjetër po kryhen hetime për mbërritjen e tij në Shqipëri dhe personat që e kanë pritur dhe strehuar.

30 vjeçari nga Amerika Latine ka mbërritur në mënyrë legale në Shqipëri dhe prej më shumë se 3 javësh ai ndodhej në vendin tonë. Hetuesit dyshojnë se Morales paguhej 4 mijë euro në muaj për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa i ishte ofruar sëbashku me punëtorët e tjerë dhe strehim në një banesë në zonën e Frashërit.

Recommended