Report TV - Lejuan kultivimin e kanabisit në Fier, arrestohen 2 policë, kryeplaku dhe 4 të tjerë
  • 5 years ago
FIER-Dy efektivë policie, kryeplaku i fshatit Cakran dhe katër persona të tjerë janë arrestuar për kultivim kanabisi nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ata akuzohen për ?Shpërdorim detyre? dhe ?Kultivim i bimëve narkotike? ndërsa hetimi zgjati disa muaj.

Të arrestuarit;
G.B., 48 vjeç, banues në fshatin Kraps, specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier
Z.K., 57 vjeç, banues në Buzëmadh, agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier
B.Xh., 62 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Kryeplak i fshatit Cakran, Fier
G.M., 49 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
I.M., 39 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
E.Sh., 50 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
A.K., 25 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran Fier
Në kërkim F.C. 68 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.Sipas policisë, dy punonjësit duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh.

Ndërkohë si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre. Gjithashtu, në vendin e quajtur ?Liqeni i Cakranit?, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë. Gjatë kontrollit të banesave ndaj të arrestuarve u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike kanabis.
Recommended