Report Tv - Morën 200 mijë € duke premtuar punë në kompani, arrestohet çifti nga Fieri

  • 6 years ago
Burrë e grua janë arrestuar në Fier, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, ku premtonin punë në kompanitë private, duke u marrë shuma të konsiderueshme qytetarëve. Sipas Policisë së Fierit në pranga kanë rënë Fisnik dhe Migena Kajolli 34 dhe 27 vjeç. Çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe I merrnin nga 2-3 mijë euro secili.

Recommended