Report Tv - 'Babalja' kërkon azil politik në Kosovë pas arrestimit nga policia pranë Prishtinës

  • 6 years ago
Report TV mëson ekskluzivisht se "Bashkëpunëtori X" i Partisë Demokratike, Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë. Një burim nga prokuroria e Kosovës ka treguar të gjithë dinamikën që nga ndalimi i Albert Veliut me të birin deri tek kërkesa për azil. Fillimisht thotë burimi ata janë ndaluar gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimës në afërsi të Prishtinës por ka rezultuar se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Recommended