Report Tv-PD i kërkon ambasadorit të Bashkimit Europian azil politik për Xhisiela Malokun
  • 6 years ago
Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike ka dërguar një kërkesë të çuditshme në adresë të ambasadorit të BE-s, Luigi Soreka për t?i garantuar azil politik Xhisiela Malokut dhe familjes së saj, pavarësisht se kjo e fundit nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

Ina Zhupa, thekson se Xhisiela Maloku ka nevojë më shumë se kurrë për mbrojtje pasi dhunuesi i saj, tashmë i arrestuar, është djali një deputeti. ?Ju paraqes kërkesën time që ta ndihmoni me anë të zyrave tuaja përkatëse që vajza të ketë mbrojtje dhe të sigurojë azil politik në një nga vendet e BE, bashkë me nënën dhe të motrën e saj. Vajza ka nevojë më shumë se kurrë për mbrojtje?. Në këtë letër Ina Zhupa parashtron se, rasti i Xhisiela Malokut është ndryshe nga raste të tjera dhune.

?Ndryshe nga raste të ngjashme ku për viktimën gjendet drejtësi në polici dhe në prokurori e më pas në gjykatë, në këtë rast nuk është kështu sepse dhunuesi rezulton të jetë djali i një deputeti, që përfaqëson partinë në pushtet. Dhunuesi, Rexhep Rrahja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja u arrestua vetëm dy muaj më vonë, pasi u desh dëshmia publike e një nënkomisari që është në azil pas presioneve të personave politike që do ta vrisnin po të merrej me zbardhjen e çështjes?.
Recommended