Tensionet në Mesdhe, historiani turk për Report Tv: Greqia, fëmija i llastuar i Bashkimit Europian

  • 4 years ago
'Greqi po sillet si fëmija i llastuar i bashkimit Europian'. Kështu do të shprehej historiani turk Hasan Oktay në një intervistë ekskluzive për Report Televizion. Sa i përket Turqisë dhe pozicionit të saj në Mesdhe ai u shpreh se është në të mirë të gjithëve që Turqia të sigurojë pavarësinë energjetike sepse kjo nuk do ta ndihmonte vetëm atë por të gjithë Bashkimin Europian për të siguruar pavarësinë nga Rusia.

Intervista e plotë për Report Tv e historianit turk
Gazetarja: Profesor fillimisht faleminderit që pranuat të flisnit me ne.Si perceptohet gjendja në Mesdheun Lindor në median turke dhe nga ana e popullit turk? Hasan Oktay: Sic e dini në Mesdheun Lindor, rezervat e mëdha të gazit në zonën nënujore pranë ishujve qipriot janë bërë një lajm i madh në opinionin ndërkombëtar. Qeveria turke, duke marrë në konsideratë se kjo gjë bën pjesë në rafte e saj kontinentale të saj, filloi kërkimet në zonë.  Një veprim i tillë i ndërmarrë nga qeveria turke ktheu të gjithë vëmendjen në detin Mesdhe. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike dhe politike mes Turqisë dhe Libisë. Dua të theksoj këtu se Greqia pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike dhe detare me Egjiptin ishte e përgatitur për një përkeqësim të situatës në Mesdheun Lindor.  Turqia dhe Greqia, veçanërisht në rrethinat e ishullit Meis, kanë përjetuar tensione të shumta. Në një situatë të tillë e gjithë vëmendja fillimisht nga ana e Turqisë dhe pastaj e të gjithë Bashkimit Europian u përqendrua në atë zonë. Ne si republikë turke, nuk jemi asnjëherë pala nxitëse e konfliktit. Marrja në kontroll e këtyre burimeve vuri përballë njëri-tjetri Turqinë me Greqinë dhe Turqinë me Francën. Këto ditë në Turqi doli lajmi se vendi gjeti rezerva gazi në Detin e zi, gjë e cila e tërhoqi pak vëmendjen nga Deti Mesdhe për në Detin e Zi. Por kjo nuk do të thotë se Turqia do të heqë të dorë nga të drejta e saj në Mesdheun Lindor apo në Ishujt në detin Egje, këto janë të drejtat tona dhe do të vazhdojmë kërkimet për rezerva për gazin natyror. Kjo gjë normalisht që tensionon Greqinë, e cila e di që një forcim ekonomik i Turqisë do të vështirësojë pozicionin e saj, për këtë arsye ajo po mundohet me çdo kusht të përfshijë Bashkimin Europian dhe NATO-n për të ndryshuar balancat në favor të saj. Por nuk duhet të harrojmë se Turqia është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i NATO-s. Për Turqinë duhet të themi gjithmonë është e rëndësishme të sigurojmë rezervat në Mesdheun Lindor, për ta është e rëndësishme burimet atje.

Recommended