Samiti i BE-së për krizën në Mesdhe/ Jo sanksione Turqisë, por Greqia dhe Qipro mbeten të kënaqur
  • 3 years ago
Pas dy ndërprerjeve për konsultime, katër drafteve me konkluzione dhe një konference të gjashtë palëve me të interesuara në çështjen e konfliktit greko-turk, 27 shtetet anëtare të BE-së arritën të bien dakord në një tekst përfundimtar që vërtet nuk përmbante fjalën saksione për Turqinë, por kënaqi si Qipron ashtu edhe Greqinë.


Sipas kryeministrit Mitsotakis i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për konkluzionet e Samitit në thelb ky draft përmban një qasje të dyfishtë me Turqinë, nga njëra anë duke ju dhënë mundësia për dialog ,por nga ana tjetër duke pasur gati sanksionet.

Siç theksohet në deklaratën e përbashkët, Këshilli Evropian dënon me forcë shkeljet e të drejtave sovrane të Qipros të cilat duhet të marrin fund, i bën thirrje Turqisë të qëndrojë larg veprimeve të tilla në të ardhmen dhe thekson se delimitimi i kufijve detare ,i shelfit kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe negociatave në mirëbesim dhe duke respektuar të Drejtën Ndërkombëtare .

Pak më herët se të arrihej marrveshja në samitin e BE-së ,NATO ka bërë me dije se Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje në kuadrin e Aleancës Veri-Atlantike për krijimin e një mekanizmi parandalimi të një përplasjeje greko-turke në Mesdheun Lindor. Gjithsesi do të ketë një rivlerësim të situatës në këtë rajon dhe reflektimit të Turqisë nga shtetet anëtare, në samitin e fundit të BE-së për 2020 në dhjetor të këtij viti.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#Greece#TopChannel