Indiani merr azil politik në Tiranë/ Kërkohej nga India për mashtrim

  • 4 years ago
Shqipëria i dha azilin politik Hiteshkumar Patel, një i kërkuar nga autoritetet indiane për mashtrim me shuma të mëdha ndaj një banke në Delhi, prej të cilës janë përfituar 725 milionë dollarë.


Kërkesa për azil politik e 59-vjeçarit është firmosur në fund të muajit nëntor, sipas burimeve të besueshme të Top Channel, duke i mbyllur përfundimisht rrugën palës indiane për dorëzimin e të dyshuarit.

Hiteshkumar Patel, që është kunati i një tjetër të kërkuari Nitin Sandesara u mbaj nën arrest shtëpiak në Tiranë, menjëherë pas tentativës për tu larguar nga Shqipëria pasi një gjykatë në ?News Delhi? kishte miratuar fletë arrestin për të dhe dy vëllezërit Sandesara. Patel ishte etiketuar nga mediat indiane si mendja qe frymëzoi skemën e mashtrimit. Dy të kërkuarit e tjerë Chetan dhe Nitin Sandesara jo vetëm që u pajisën me pasaporta shqiptare, por njëri prej tyre Nitin Sandesara u emërua si konsull nderi ne Nigeri. Por pas ekspozimit të fakteve Ministria e Jashtme shqiptare e hoqi përgjegjësinë pasi sipas këtij institucioni emërimi si konsull nderi i të shumë kërkuarit është bërë duke marrë në konsideratë kushtet e konventës së Vjenës.

Patel është kunati i Nitin Sandesarës dhe konsiderohej mes personazheve kryesore të kompanisë ?Sterling Biotech?, përmes të cilës dyshohet se u morën 725 milionë dollarë amerikane kredi në bankat shtetërore të Indisë dhe që më pas u zhdukën nëpërmjet një rrjeti prej 300 kompanish offshore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#India#TopChannel

Recommended