RTV Ora - Pa të ardhura për ushqim, Athina Diamandi rrezikon të mbetet dhe pa shtëpi

  • 5 years ago
#rtvora

Prej më shumë se 25 vitesh, Athina Diamandi, nga fshati Mursi në Konispol ka jetuar në këtë banesë, e cila në të katërta anët është përfshirë nga lagështira.

Këto pak orendi që gjenden në shtëpi i ka siguruar nga të afërm, ashtu siç siguron edhe bukën e përditshme.

" Me të shkruar, me bordero. Sa herë kam mbetur pa ngrënë, me 200 lekë jam në xhep".

Sfidave të jetës duhet t`i bëj ballë me 3 mijë lekë që përfiton nga asistenca ekonomike.

"Asnjë të ardhur, asnjë ndihmë. Kam 100 e ca mijë lekë borxhe në dyqane".

Por hallet e Athinasë janë të panumërta. Ajo thotë se rrezikon të mbetet pa çati mbi kokë, pasi shtëpinë e ka të palegalizuar dhe mund t`ja marrë Bashkia.

"Jam në vendin tim dhe duan të më nxjerrin, këta të komunës. Nuk e kam me dokumenta.Kanë bërë qendër kulturore dhe më futën kështu dhe më lanë këtu".

E gjendur në vështirësi dhe pa asnjë mbështetje, Athinaja kërkon ndihmë nga çdokush që ka mundësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pa-te-ardhura-ushqim-athina-diamandi-rrezikon-te-mbetet-dhe-pa-shtepi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended